Organizata “Eko Mendje” ka ndërmarrë një tjetër nisëm të quajtur “Ne jemi qyteti”.

Drejtuesi i “Eko Mendje” Mirsad Basha shprehet se kjo nismë që ka të bëjë me pastrimin e gjelbërimin kryesisht është për ta bërë Shkodrën një qytet të jetueshëm edhe brenda lagjeve. Basha tregon se në Shkodër mungojnë hapësirat e gjelbërta brenda lagjeve por edhe në pjesë të tjera të qytetit ashtu siç pastrimi vijon të jetë një problem duke shigjetuar bashkinë Shkodër. Kjo nismë “Ne jemi qyteti” do të vijojë në disa lagje të ndryshme të Shkodrës me qëllimin edhe sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër vendin ku jetojnë.

Artikulli paraprakNIS NË SHKODËR AKTIVITETI SPORTIV I BASKETBOLLIT 3X3
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI “DEADFALL”