Policia Kurbin arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian i shtetasit : -Denis Prodani (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj), 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDËNOHET BANDA E SHQIPTARËVE NË ANGLI, 7 PERSONA ME 50 VITE BURG
Artikulli tjetërDY ISH KRYEMINISTRA GREKË DYSHOHET SE JANË PËRFSHIRË NË NJË AFERË KORRUPSIONI