Familjet në varfëri ekstreme në zonat veriore të Pukës dhe Fushë Arrëzit këtë fundvit festat po festojne si të gjithë të tjerët.

Një bashkëpunim I gazetarit Armir Mehaj me bashkvendasin e tij Fran Gjoka, ky I fundit me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, qindra familje në varfëri ekstreme e paten të sigurt dreken e Krishtlindjes, por edhe festen e natës së ndërrimit të viteve. Kësaj ndihme ju gëzuan 150 familje në varferi ekstreme që në Fierzen e largët, në Iballë, Blerim, Qafe Mali, Rrape, Qelëz, Luf-Qerret, Gjegjan si dhe në qytetet Pukë e Fushë Arrëz. Per pukjanin bujar Fran Gjoka cdo gjë ka nisur nga lidhja e tij me vendlindjen në të cilen angazhimet në SHBA e mbajn larg prej 24 vitesh, Ai kujton vështersit me të cilat dikur përballej dhe familja e tij, ndaj e di fort mirë peshen e dhimbjes shpirtërore që shkakton skamja , kryesisht në ditë festash. Nismëtarët dhe organizatorët e ndihmës së solidaritetit në Pukë urojnë dhe shpresojnë shumë se nën këtë shembull të veprojnë dhe emigrant të tjerë nga e gjithë Shqipërisa, të cilët me një kontribut të vogël mund të japin një ndihmesë të madhe.

Artikulli paraprakCATI YOUTH, NDIHMA DHE DHURATA NË FUNDVIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA BLINDON LOJTARËT: S’KA LARGIME