Skudra e Vllaznisë nuk do të lejojë asnjë prej futbollistëve aktual që të largohen.

Pavarësisht ofertave dhe interesimit që kanë ekipe të ndryshe për lojtarët kuqeblu, burime pranë drejtuesve të klubit bëjnë me dije se kanë blinduar të gjithë emrat të cilët janë lakuar ditët e fundit. Në këtë mënyrë pavarësisht ofertave që mund të ketë mbrojtësi Ditmar Bicaj, burime pranë krerëve të klubit Vllaznia shprehen se është një lojtar kyç në mbrojtje dhe do vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë. Po ashtu pavarësisht dëshirës së përsëritur që skuadra e Partizanit tregon për Ardit Krymin, një prej më të mirëve tek ekipi shkodran ai nuk do të lejohet që të largohet duke qenë se ka të nënshkruar edhe një kontratë afatgjatë. Krymi është ndër lojtarët më të mirë që ka shpërthyer këtë sezon dhe në këtë mënyrë trajneri Armando Cungu në një bisedë me drejtuesit ka kërkuar që mesfushori të mos lejohet që të shkojë në asnjë ekip. Në të njëjtën kohë një lojtar i rëndësishëm është edhe sulmuesi Erald Çinari. Edhe ky i fundit është pëlqyer nga Partizani por Vllaznia nuk do ta lejojë që të largohet duke qenë se ka të nënshkruar edhe një kontratë afatgjatë. Nga ana tjetër kuqeblutë janë në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe pritet që në ditët e janarit të vijnë lojtarë për t’u provuar pavarësisht se situata ekonomike nuk është shumë favorizuese për kuqeblutë. Vllaznia po sheh disa mundësi për sulmin, pika më e dobët gjatë këtij sezoni për skuadrën e trajnerit Armando Cungu.

Artikulli paraprakNË PUKË DHE FUSHË ARRËZ, NDIHMA NGA SHBA
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA: VENDIMI I KQZ FITORE PËR POPULLIN SHQIPTAR