Diten e hene në bashkinë e Shkodrës u prezantua projekti “Në qytetin tonë vendosim edhe ne, një bashkëpunim i bashkisë Shkodër me fondacioni politik Gjerman Konrad Adenauer i cili qëndron pranë Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë.

Prezantimi i këtij projektit ka si synim që të drejtën e vendimarrjes ta kenë jo vetëm pushtetarët por edhe të rinjtë e qytetit të cilët në një të ardhme mund të bëhen politikanë të vendit.

Për këtë 5 gjimnaze ne Shkodër moren pjese ne 5 worshopee, nga e hëna deri të premten dhe jane pyetur për tre çështje aktuale të politikës lokale, ku në fund kishin mundësinë të dalin me një qëndrim të përbashkët.

Mesditen e sotme kryebashkiakja e qytetit të Shkodrës Voltana Ademi bashkë me këshilltarët bashkiakë jane perballur me idetë e të rinjve.

Perfshirja e te rinjve ne vendimarrje , per ceshtje shoqerore dhe politike eshte synimi jone“-u shpreh Kryetarja e bashkise Shkoder, Voltana Ademi

Artikulli paraprakPASURITË E PAJUSTIFIKUARA TË GJYQTARËVE, RAMA: ‘DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA’
Artikulli tjetërVDEKJA E FADIL VOKRRIT, BERISHA: MBUSHI ME KRENARI ZEMRAT E SHQIPTARËVE, HUMBJE E MADHE