Në skaner makinat superluksoze të të papunëve luksi në këtë vend

Kryeministri Edi Rama e quajti vitin 2017 si viti që shënon sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar në Shqipëri qysh prej 1991. Tani, objektivi i radhës është goditja dhe shkatërrimi i aseteve materiale dhe financiare të grupeve kriminale. “Makina luksoze që sfidojnë ligjin, sigurinë publike, pasuritë e paluajtshme të këtyre shoferëve, që zotërohen prej tyre, dhe që janë të papunë luksi në këtë vend, llogari bankare të pajustifikueshme, biznese të palidhura nga një historik rritjeje financiare, duhet ti nënshtrohen një procesi kapilar dhe rigoroz verifikimi ligjor” tha kryeministri në takimin e Task Forcë organizuara paraditen e sotme në kryeministri. Sfida nr 2: Shkaterrimi i rrjeteve kriminale Rama tha se suksesi i kësaj faze do të matet me numrin e rrjeteve të shkatërruara, apo të grupeve kriminale të vëna para përgjegjësisë ligjore, veçanërisht me sasinë e aseteve kriminale të sekuestruara. “Prandaj duhet të jetë shumë e qartë, në fazën ku hyjmë kërkohet një goditje shembullore e kapilare. Individë me një imunitet të marrë dhe të imponuar përmes rrugës së veprimtarisë kriminale, nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë komunitet dhe jo më të shfaqen si faktorë me influencë. Dhe po ashtu, askush nuk duhet të guxojë ti bëjë karshillëk këtij populli e familjeve të zakonshme në qytete, shkolla e lagje me shfaqjet më spektakolare të brutalitetit përmes shkeljeve të normave të bashkëjetesës me mjete që kushtojnë qimet e kokës dhe me forma që çojnë deri në marrjen e jetës së të rinjve të pafajshëm nëpër klube e mjedise ku të rinjtë mblidhen për tu argëtuar. Këto janë situata ku duhet të adaptojmë të njëjtat qasje që kemi adaptuar me kanabisin” tha Rama. Ne skaner makinat superlukoze te te papuneve luksi Në skaner do të kalojnë të gjitha makinat luksoze, llogaritë bankare të pajustifikuara apo bizneset e dyshimta. Për këtë Rama kërkoi ndarjen e përgjegjësisë Edi Rama: “Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin sigurinë publike dhe sfidon me prezencën e vet perceptimin e opinionit publik dhe komunitetit për çfarë duhet të bëjë dhe si mund të jetojë një qytetar në këtë vend me punë të ndershme duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese. Çdo pasuri e paluajtshme që zotërohet në territor dhe që është e pajustifikuar apo e dyshuar se nuk justifikohet duhet të kalojë në skaner. Çdo biznes i dyshimtë duhet të kalojë në skaner dhe t’i nënshtrohen të gjitha këto një procesi të ligjshëm ligjor. Çdo llogari bankare e dyshimtë, apo në pamje të parë e pajustifikueshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë dhe justifikojë origjinën e tyre ose duhet sekuestruar dhe zotëruesit e tyre duhet të përgjigjen para ligjit. Rama: Të sekuestrojmë feudet e feudalëve të krimit “Kjo është plotësisht e mundur dhe se policia e shtetit dhe të gjithë aktorëve të tjerë në këtë tryezë do i japin sovranitetin këtij vendi. Sovraniteti nuk është i kushtëzuar nga feudalët e krimit që kanë ndërtuar feudët e tyre dhe që imponojnë një cënim apo reduktim të sovranitetit të familjeve të zakonshme. Kjo është sfida nëse kjo sfidë përballet me të njëjtën vendosmëri dhe kapacitet koordinues siç po përballet sfida sot dtë jeni të siguritë dhe suksesi do të jetë i njëjtë në mos dhe më spektakolar.” Një mesazh dhe për tradhëtarët brenda radhëve të policisë Kryeministri kishte dhe një mesazh për shefat e komisariateve të policisë. Edi Rama: “Askush nuk është më i fortë se policia e shtetit. Forca e të fortëve këtu vjen nga implikimi i policisë së shtetit, nga tradhëtia brenda radhëve të policisë së shtetit. Tradhëtarët brenda policisë duhet të marrin mësimin më të merituar dhe më ekstrem sic ka ndodhur gjatë operacionit kundër kanabisit. Këta e kanë forcën në komisariat. Nuk e kanë forcën në një fuqi të papërballueshme që buron nga një drejtim tjetër. Forca e tyre është brenda komisariatit të policisë. Aty duhet të nisë lufta. Dihet kush janë, dihet ku janë, dhe mbi të gjitha nuk janë as të fshehur, janë rrugëve me automjete që sfidojnë inteligjencën e cdo njeriu që ka sy në ballë. Prandaj, zoti drejtor i përgjithshëm të intensifikohet dhe të bëhet asfiksues presioni i policisë së shtetit mbi këta lloj artistësh që dominojnë skenën e jetës komunitare. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë shefat e komisariateve dhe punonjësit e policisë së shtetit. Kush nuk mban me dinjitet kontributet e kësaj sakrifice jo nuk meriton të mbajë uniformën por të ballafaqohet me ligjin”

Artikulli paraprakU-19, SHQIPËRI – BOSNJE-HERCEGOVINA 2-0
Artikulli tjetërTASK FORCE: U IDENTIFIKUAN 50 MLN EURO PASURI E ARDHUR NGA KRIMI