Shqipëria U-19 në futboll për femra ka zhvilluar një miqësore në Kamzë kundër Bosnje-Hercegovina.

Trajneri Nevil Dede ka organizuar një raund përgatitor, me disa ditë stërvitje, por edhe dy miqësore me moshataret nga Bosnje-Hercegovina. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0, me dy gola nga ylli i skuadrës, Uendi Muja.

Futbollistja e Vllaznisë ka treguar klasin e saj të lartë dhe i ka dhuruar fitoren kombëtares U-19 të Shqipërisë në këtë miqësore. Në pjesën e dytë të takimit ajo zgjidhi gjithçka, me dy gola të bukur, i dyti me goditje dënimi. Sulmuesja e Vllaznisë dhe kombëtares sapo ishte kthyer nga ndeshjet kualifikuese në Chanmpions League në Bosnje. Pas dy ditësh Shqipëria U-19 do të luhaj sërish, po në Kamzë, në orën 10 paradite.

Artikulli paraprak“VITI 2018, VITI I SKËNDERBEUT”
Artikulli tjetërNË SKANER MAKINAT SUPERLUKSOZE TË TË PAPUNËVE LUKSI NË KËTË VEND