Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak gjatë aktivitetit që u zhvillua dje në kuadër 14 korrikut, që është Festa Kombëtare e Francë kishte disa mesazhe për politikën shqiptare. Referuar situatës aktuale politike, ambasadorja Vasak citoi politikanin francez Justin Godard, i cili në librin e tij “Shqipëria në vitin 1921” thotë se pavarësia dhe e ardhmja e shqiptarëve varet në radhë të parë nga zgjuarsia e tyre.

Diplomatja tha se kjo shprehje është aktuale edhe tani, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite. Më pas u ndal te negociatat, teksa vendimi u shty për në tetor, ndërsa Franca është një nga vendet skeptike, pas Holandës. Ambasadorja theksoi se pavarësisht vendimit në tetor, Franca do të jetë në krah të Shqipërisë. “Franca do të qëndrojë pranë Shqipërisë, pavarësisht vendimit të Tetorit për negociatat. Franca nuk është larguar kurrë nga rajoni, por ajo po e forcon praninë e saj në disa fusha” tha ajo ndër të tjera.

Artikulli paraprakANALIZA PËR 30 QERSHORIN DHE DATA E ASAMBLESË, RAMA MBLEDH KRYESINË E PS-SË
Artikulli tjetërKRYESIA E PS-SË VENDOS: NË 22 KORRIK MBLIDHET ASAMBLEJA