Para pak ditësh, Vllaznia e boksit arriti një tjetër sukses, teksa u shpall kampione e Shqipërisë për të 25-tën herë. Në triumfin e kuqebluve padyshim që një meritë të jashtëzakonshme ka një nga pjesëtarët e këtij ekipi, pikërisht boksieri Nelson Hysa. Ai fitoi titullin kampion të rradhës dhe njëkohësisht mori edhe trofeun e boksierit më të mirë të kampionatit. Hysa, në një prononcim për mediat, u shpreh i lumtur për këtë sukses të rradhës.

Sukseset e Hysës kanë qenë të shumta të shpërndara në vite dhe natyrisht që në drejtim të tij nuk kanë munguar ofertat e shumta, por gjithmonë ai i qëndroi besnik qytetit të tij dhe Vllaznisë, edhe pse ndoshta me një pagë më të ulët dhe me kushte më të këqija.
Po cili është synimi për të ardhmen dhe ku dëshiron të arrijë Hysa? Ai përgjigjet haptasi se synon që të jetë në 30-shen më të mirë të botës, nga 50-shja që deklaroi herën e fundit.

Vllaznia e boksit u shpall kampione e Shqipërisë për të 25-tën herë, sukses që erdhi brenda në “shtëpinë” e Tiranës, rivales së saj kryesore dhe padyshim që Nelson Hysa ishte një nga pjesëtarët kryesorë të këtij triumfi.

Artikulli paraprakPUNA JASHTË ORARIT, “PRIVATI KORRUPTON SHTETIN”
Artikulli tjetërTRE AKSIDENTE ME 4 TË PLAGOSUR NË LEZHË