Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Fier.Një nënë ka tentuar fillimisht të mbysë dy vajzat e saj binjake, 6 vjeçe.Më pas ajo i ka vënë edhe flakën shtëpisë.

Njoftimi i Policisë së Fierit:
Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNUK I JEP PËRPARËSI, SHOFERI MERR PARA KËMBËSOREN
Artikulli tjetërI SHPËRTHEN KAPSOLLA NË KASOLLE, PLAGOSET 29-VJEÇARI