Plagoset një 29-vjeçar në një fshat të Matit.Ngjarja ka ndodhur ndërsa A. K., ka qenë duke punuar në themelet e një kasolle.

Në rrethana ende të pa qarta, ka shpërthyer një kapsolle detonatore, duke e plagosur në dorë 29-vjeçarit. Ndërsa ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 11. 08. 2018, shtetasi A. K., vjeç 29, banues në fshatin Gurrë, duke punuar në themelet e kasolles së bagëtive ka shpërthyer një kapsolle detonatore, ku për pasojë ka pësuar dëmtime në pjesën e dorës i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakNËNA TENTON TË VRASË DY VAJZAT E MITURA
Artikulli tjetërSHQIPTARI ARRESTOHET ,I GJENDET DROGE NE MAKINË