Vrasja e efektivit, Çipa: Dora e krimit ndëshkon sërish policinë

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa ka reaguar pas vrasjes së efektivit Ardian Kodra gjatë një aksioni për kapjen e një personi.Dora e krimit ndëshkon serish policinë në krye të detyrës dhe policia e shtetit është e shokuar, deklaroi Ardian Çipa “Sërish dora e krimit ndëshkon punonjësit e policisë në krye të detyrës. Sërish uniformat e FNSH-së së Shkodrës shokohen sikurse të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për humbjen e kolegut tonë. Ardian Kodra dhe kolegët e tij, shkuan në Torovicë të Lezhës për të rivendosur qetësinë publike dhe neutralizuar kriminelin David Qosja që kishte terorizuar zonën i armatosur. Dhimbje e papërshkruar, respekt dhe solidaritet me familjen e dëshmorit të Atdheut Ardian Kodra”, deklaroi Çipa

Artikulli paraprakMBERRIN NE SHKODER TRUPI I PAJETE I EFEKTIVIT TE FNSH ARDIAN KODRA
Artikulli tjetërZJARR NE GODINEN E PRESIDENCES.NUK KA PASOJA