Mund të ketë qenë rreth 17 vjeçe kur Nënë Tereza ka jetuar për pak kohë në qytetin e Shkodrës.

Banorë të vjetër të lagjes Badra kanë lënë dorëshkrime se familja e saj ka jetuar përreth viteve 1930. Nëna, motra dhe vëllai i Nënë Terezës janë vendosur tek familja Prela në Shkodër. Tonin Prela ka ruajtur me fanatizëm banesën ku ka qëndruar familja e humanistes së madhe. Nuk dihet saktësisht se sa ka qëndruar familja e Nënë Terezës dhe ajo vetë ndërsa mendohet se janë larguar nga Shkodra për arsye politike të kohës. Në shtëpinë muze ku jetoi familja e Nënë Terezës gjenden shumë sende si një kryq dhe uratë e vjetër. Po ashtu një ibrik apo mulli i kohës, komplet kafeje por edhe enë të tjera bakri. Gjendet një shtrat në katin e dytë. Në shtëpinë muze janë edhe disa foto të familjes së Nënë Terezës ku shfaqet edhe vetë ajo ashtu siç edhe një prej dorëshkrimeve të shumta të saj. E tashmë në prag të shenjtërimit Shkodra është krenare sepse pati në pak kohë Nënë Terezën e cila shumë shpejt u kthye në misionaren e mbarë botës.

Artikulli paraprakFQINJËT: ARDIAN KODRA NJERI QË LA RESPEKT
Artikulli tjetërEFEKTIVI KODRA MUND TË KISHTE SHPËTUAR