Efektivi i FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit në Torovicë të Lezhës mund edhe të kishte shpëtuar.

David Qosaj i cili e qëlloi duke e plagosur rëndë ka qenë i fshehur në një pyll afër banesës së tij. Sapo kanë mbërritur forcat e FNSH, efektivi Kodra është ulur nga blindi dhe menjëhërë pa paritur 27 vjeçari ka qëlluar në drejtim të tij. Fillimisht Kodra ka marrë një plumb në këmbë. Sapo e kanë parë se është plagosur forcat e FNSH kanë tërhequr kolegun e tyre për ta shpëtuar nga plumbat e tjerë. Në ato momente Qosaj ka përfituar për t’u larguar nga aty dhe për të shkuar në shtëpinë e tij duke vijuar që t’i bëjë rezistencë policisë. Kolegët kanë parë gjendjen e Ardian Kodrës dhe kanë parë se ai kishte marrë një plumb në këmbë dhe kanë menduar se është plagosur lehtë dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Në fakt ka rezultuar fatale. Efektivi 50-vjeçar ka marrë edhe një plumb tjetër në brinjë dhe që i është afruar afër zemrës. Plumbin e dytë Kodra nuk e ka ndjerë për momentin për shkak të shtërngimit nga jeleku anti-plumb. Efektivi ka mbërritur në spitalin e Lezhës dhe menjëherë ka nisur që t’i jepet ndihma e shpejtë. Pasi mjekët i kanë hequr jelekun anti-plumb kanë parë se 50 vjeçari ishte plagosur edhe në brinjë. Edhe pse ka patur hemoragji gjaku askush nuk e ka vënë re për shkak të jelekut që ka patur. Kjo ka bërë që efektivi i FNSH-së të humb shumë gjak. Në spital ka mbërritur në një gjendje të rëndë dhe kështu në vetëm pak kohë ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar dy plumbave në trupin e tij.

Artikulli paraprakNËNË TEREZA NË PAK KOHË JETOI NË SHKODËR
Artikulli tjetërKUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR EFEKTIVËT E VRARË?!