Ne Lezhe eshte kthyer vemendja ndaj pasurive nentokesore qe gjenden te fshehura dhe perbejne nje vlere per kete qytet historik. Akademia e shkencave me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit do te kryeje studimin gjeofizik te zones dhe nenkupton kryerjen e matjeve topografike në terren për të përcaktuar vendndodhjen e zonave të trashëgimisë kulturore. Arkeologu Neritan Ceka qe do te udheheqe grupin e punes tha se tashme po kthehet vemendja ne Lezhe dhe do te jete nje pikenisje e mire per te identifikuar pjesen historike qe vazhdon te mbetet e paeksploruar.

Me perfundimin e ketij studimi i hapet rruge ekspeditave te ndryshme arkeologjike qe ne fakt mungojne ne Lezhe dhe sipas pergjegjesit te Trashegimise Kulturore ne Bashkine e Lezhes, Paulin Zefi, kjo do te thote qe edhe ky qytet te kete vemendje te shtuar sa i takon historise se tij.

Grupi i punes qe do te kryeje keto matje do te punoje ne Lezhe pergjate 9 muajve te ardhshem dhe gjetjet do te prezantohen si nje mundesi me shume per grupet e ndryshme te ekspeditave qe percaktojne Lezhen ne punen e tyre kerkimore.

Artikulli paraprakPUNËSIMI NË TË ZEZË SHQETËSIM NË LEZHË
Artikulli tjetërSHPËRBLIM 15 MIJË LEKË PËR PËRFITUESIT NGA SKEMAT SOCIALE, JA KATEGORITË QË PËRFSHIHEN