“Edi Rama e ka vendin në burg”, kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të protestës përballë Kryeministrisë.

Berisha u pyet lidhur me vulën, se a do ta lironte selinë e PD nëse gjykata do të vendoste pro kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Berisha nuk pranoi të japë një përgjigje pa dalë vendimi i gjykatës. Gjithashtu ai shtoi se protesta nuk kishte për qëllim vulën, por korrupsionin që ka goditur vendin, pas sipas tij armik kryesor i shqiptarëve është Edi Rama.

“E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama. Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt. Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar. Kush i solli mish për top protestuesit, kush i solli? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumenta të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim pa u dëgjuar kurrë zë. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja, është një vepër e Ardi Veliut. Kaq.”, tha Berisha.

Artikulli paraprakZVA NDERON MËSUESIT NË PENSION PËR 7 MARS
Artikulli tjetërNJË TJETËR POLITIKAN NON GRATA? RAMA: S’E KAM PARALAJMËRUAR