Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra.

Nesër  me datë 04.03.2016, ora 18:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve Tirana-Partizani, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore. Njoftohen tifozët që në stadium nuk do të lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelësa metalikë, sende të tjera të forta. Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët: • “Dervish Hima”,”Faik Konica”, “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia. Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në: ● Rrugën “Dritan Hoxha” nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga “Muhamet Gjollesha” deri në kryqëzim me Rrugën “Myslym Shyri”. ● Rruga “Myslym Shyri” deri në kryqëzim me Rrugën “Sami Frashëri” – Rruga “Sami Frashëri” deri në kryqëzim me Sheshin “Ëilson” ●Rruga “Abdul Frashëri” – Rruga “Ibrahim Rugova” mbas Presidencës. ● Rruga e “Durrësit” në kryqëzim me Sheshin “Skënderbej” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga ” Giorg Ë. Bush” – Ura e Rrugës së “Elbasanit” – Bulevardi “Bajram Curri” deri në Kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” – Rruga ” Papa Gjon Pali i II” deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e bizneseve që operojnë në këtë zonë për mbylljen e të gjitha lokaleve përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur. Falnderojmë drejtuesit e ekipeve dhe tifozërit respektive për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjetur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MANDATEVE, PALËT ARRIJNË DAKORDËSINË
Artikulli tjetërBASHA REAGON NË FACEBOOK, PAS RAPORTIT TË DASH-it