Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje që shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen të nesërmen në 17 dhjetor. Në një postim të bërë në rrjetin social ‘facebook’, presidenti shprehet se shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bukanovcit, duhet të marrin pjesë masivisht për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlamentin serb,

Postimi i plotë i Begajt:

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FUTSALL ME PRETENDIME NË SEZONIN E RI
Artikulli tjetërVARREZAT E DËSHMORËVE VENDEPOZITIM MBETJESH