Deputeti i Bundestagut gjerman Manuel Sarrazin ka dënuar sulmet e dhunshme në KZAZ-të e Shqipërisë në ditët e fundit, ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta ditën e nesërme, pasi incidentet sipas tij do të minonin procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore” shprehet Sarrazin.

SHBA, BE dhe të gjitha kancelaritë e rëndësishme në Europë kanë bërë thirrje për një proces zgjedhor sa më të qetë dhe pa incidente. Materialet zgjedhore në të gjithë vendin po vijojnë që të shpërndahen pa asnjë incident.

Artikulli paraprakRAMA E SHKARKOI PËR DJEGIEN E KZAZ-SË NR.6 NË SHKODËR, MERRET NË PYETJE ZEF HILA: NUK KAM QENË ATY
Artikulli tjetërPS-JA E LEZHËS AKUZA BASHKISË: PRESION BIZNESIT PËR TË MOS VOTUAR, DO I PADISIM