Bashkë me vitin e ri erdhi edhe i ftohti siberian. Duke nisur nga e premtja e kësaj jave vendi ynë do të përfshihet nga mot i kthjellët dhe me vranësira, por me temperatura që do të zbresin në -4 gradë.

Temperatura më e ulët do të regjistrohet në vendet e thella malore të dielën, ku termometri do të shënojë -11 gradë. Edhe në kryeqytetet temperaturat parashikohen të ulen deri në -5 gradë celsuis. Krahas të ftohtit prezente do të jenë edhe reshjet e shiut e dëborës, kryesisht në zonat malore. Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia të cilat do të përfshijnë të gjithë Ballkanin. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës pritet të jenë prezent deri në mesin e këtij muaji.

Artikulli paraprakTRAFIKIMI I EMIGRANTËVE, POLICIA SPANJOLLE I GJEN TË FSHEHUR NË MAKINA DHE VALIXHE
Artikulli tjetërGRIPI I SHPENDËVE MBËRRIN NË KUFI, GREQIA NË ALARM PAS RASTEVE NË BULLGARI