Kuvendi miratoi sot me 87 vota pro dhe 22 kundër dhe 2 abstenime amendamentet për paketën fiskale të propozuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndonëse për këto amendamente është votuar edhe kundër, përfaqësues të rëndësishëm të opozitës duket se kanë votuar pro.

BalkanWeb ka zbuluar disa prej emrave të deputetëve të opozitës që votuan pro amendamenteve të Ballës.
Bëhet fjalë për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku, deputeti i PD-së për Kukësin, Flamur Hoxha, Luciano Boçi, Luan Baçi si dhe Merita Bakiu.

Pro kanë votuar edhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Gertian Deda, Fran Neza, Nusret Avdullai si dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj.