Gjashtë pedagogë janë shkarkuar nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, pasi janë denoncuar nga studentet për ngacmime seksuale.

Urdhrin e largimit nga puna e ka firmosur rektori i Universitet, Bahri Musabelliu. Mësohet se ndaj tre prej tyre ka nisur edhe një procedim penal.

Po ashtu, pedagogët akuzohen edhe për mitmarrje, shitje të librave me detyrim ndaj studentëve dhe paaftësi për shpjegimin e lëndëve përkatëse. Kanë qenë vetë studentët që kanë trokitur në derën e dekanit duke i paraqitur problematikat në Universitet.

Dekani thotë se fjala e tyre është dëgjuar dhe është reflektuar menjëherë me largimet nga puna të pedagogëve, emrat e të cilëve dekani thotë se nuk dëshiron t’i bëjë publik.

Ai konfirmon për Report Tv se është ndjerë shumë i prekur nga çfarë i kanë treguar studentët në zyrë, duke treguar se në ato momente emocionale, ka menduar për vajzën e tij.

Duket si një skandal i heshtur brenda mureve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, por dekani Bahri Musabelliu, thotë se këtë situatë që ka shqetësuar të gjithë universitetin, e ka përcjellë edhe në Ministrinë e Arsimit.

Artikulli paraprakLETRA E POLICISË SË SHTETIT: NDJESË NËSE GAZI LOTSJELLËS JU SOLLI SHQETËSIM PËR SHËNDETIN
Artikulli tjetërKUNATI PRANON KRIMIN, TREGON PSE E VRAU GRUAN E VËLLAIT TË NDJERË