Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu përmes një letre drejtuar bizneseve në rrugën para Parlamentit

ka shprehur ndjesën për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protesës së opozitës më 26 shkurt.

Letra u shpërnda nga një grup punonjësish të policisë së Shtetit pranë këtyre bizneseve.

Policia përdori gaz losjellës për të shpërndarë turmën e cila tentoi të çante kordonin e sigurisë së vendosur për të ruajtur rendin dhe sigurinë, ndërkohë që në ambientet e parlamentit zhvillohej seanca plenare.

Artikulli paraprakU KAPËN ME 100 KG MARIJUANË NË MAKINË,MBETEN NË BURG 4 TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërNGACMIMET SEKSUALE NË UNIVERSITET, STUDENTET DENONCOJNE 6 PEDAGOGË