Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, vendoset masa ‘arrest me burg’ për 11 zyrtarët, ndërsa për 1 tjetër është vendosur masa ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme (19 dhjetor) masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacajn i cili vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në ambientet e burgut të Peqinit në 15 dhjetor.

“Është konfirmuar se Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 11 zyrtarët e burgut të Peqinit. Ndërsa për zyrtarin Vilson Shima është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’. Për autorin e krimit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’. Kujtojmë se kjo seancë maratonë u zhvillua në masa të rrepta sigurie dhe kontrolli.”, raporti drejtpërdrejtë për News24, gazetari Fatmir Popja.

Artikulli paraprakGJYQI NDAJ BELERIT NË GJKKO, AVOKATËT KËRKOJNË PËRJASHTIMIN E GJYQTARËVE, ÇFARË NDODHI NË SEANCË
Artikulli tjetërLLOJI I RI I COVID-IT MUND TË JETË VARIANTI KRYESOR NË TË GJITHË BOTËN BRENDA PAK JAVËSH