Nuk ka qenë policia ajo që ka ndaluar kamionin që u përplas me turmën në Nice, në Korrik të këtij viti, ku gjetën vdekjen 86 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Nga hetimet e policisë, kamioni që vrau 86 persona në 14 Korrik, ka frenuar vetë dhe nuk është ndaluar nga forcat e rendit, siç pretendohej nga Ministri i Brendshëm francez. Lajmi u bë publik në një emision të përditshëm në një stacion televiziv lokal. Sipas procesverbalit që publikoi gazetari francez Azzeddine Ahmed-Chaouch, kamioni që masakroi 86 persona nuk ka ecur për 45 sekonda, siç pretendon policia, por ka përshkuar turmën për 4 minuta e 17 sekonda. Gazetari i TMC franceze, gjithshtu bëri të ditur se ka qenë vetëm një makinë policie në vendngjarje dhe kërkoi publikisht dorëheqjen e disa zyrtarëve të përfshirë në skandal.

Artikulli paraprakSHIFRAT ALARMANTE, UNICEF: 100 FËMIJË TË VRARË NË 5 DITË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, SHIJONI “PRANVERËN” MES VJESHTËS