UNICEF thotë se të paktën 96 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 220 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Aleppo, gjatë pesë ditëve të fundit.

Justin Forsyth, Zv/Drejtor Ekzekutiv i OKB-së, thotë se një sulm ushtarak në zonat e mbajtura nga rebelët të qytetit verior sirian i ka lënë fëmijët “të bllokuar në një makth të gjallë.” “Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjet që ata po kalojnë, ”thotë ai. Në një deklaratë të UNICEF-it të mërkurën, ai shtoi se tronditja dhe vuajtja e këtyre fëmijëve “është padyshim më e keqja që kemi parë.” Sipas UNICEF, sistemi shëndetësor në pjesën e kontrolluar nga rebelët është shkatërruar. Qyteti ka vetëm rreth 30 mjekë për një popullsi prej rreth 250,000 banorësh.

Artikulli paraprak“OLD TIMER” DHE TURIZMI NE ULQIN
Artikulli tjetërNGJARJA TRAGJIKE NË NICE, ZBULOHEN TË DHËNA QË IMPLIKOJNË POLICINË