Pamje te renda janë shfaqur në sytë e disa kalimtarëve në Bilisht këtë të hënë, teksa kanë pikasur një person të varur në një pemë.

Menjëherë është lajmëruar Policia, se në vendin e quajtur “Selcë”, në afërsi të qytetit të Bilishtit, ndodhet i varur një person në një pemë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët, që kanë zbuluar edhe identitetin e viktimës: G.P, 48 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, rezulton se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur, bëjnë me dije burime policore. Ndërkaq, grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPREJ 8 DITËSH E ZHDUKUR, 20-VJEÇARJA NDALOHET NË MURIQAN
Artikulli tjetërMBIDOZË HEROINE, I RIU GJENDET I VDEKUR