Opinioni publik ne Greqi eshte shokuar perseri nga nje vrasje tjeter e nje gruaje nga bashkeshorti i saj .

Vrasja e 14 e nje gruaje brenda ketij viti ka ndodhur ne qytetin e Selanikut ne lagjen Polihni.

Cifti ne fjale me prejardhje nga Armenia kishin edhe nje djale 20 vjec.

Bashkeshorti 49 vjec eshte dorezuar mbremjen e se dieles ne polici duke pranuar krimin.

Kur kane shkuar ne vendin e ngjarjes hetuesit kane gjetur viktimen 48 vjec ne shtrat me dy plage ne gjoks te shkaktuara nga goditjet me thike, ndersa eshte gjetur edhe vete mjeti I krimit.

Sipas deshmive te para nga fqinjet, vrasesi kishte probleme psikologjike, ndersa ne deponimet e para ne polici ka deklaruar se e vrau te shoqen pasi e tradhetonte.

Ende nuk behen te ditura shkaqet e ketij krimi, qe ka shkaktuar nje tjeter viktime dhune te femicidit ne Greqi, fenomen qe ka marre permasa shqetesuese ne vend.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ME PËRQINDJEN MË TË LARTË TË TË VETËPUNËSUARVE NË EUROPË
Artikulli tjetërÇFARË DIMË DHE ÇFARË JO, MBI VARIANTIN E RI TË COVID-IT?