Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për stadiumin e Shkodrës. Pasi konfirmoi paraditen e së enjtes se “Loro Boriçi” do të jetë gati për miqësoren e 31 gushtit ndaj Marokut, duke publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale se si duket aktualisht stadiumi, disa komentues kritikuan ngjyrat e stolave duke i lidhur me ato të flamurit serb.

Kaq ka mjaftuar që kreu i ekzekutivit të reagojë duke publikuar të tjera pamje se si ishte rreth 20 muaj më parë stadiumi, ndërsa për ngjyrat e stolave ka sqaruar se ato janë ngjyrat e ekipit të Vllaznisë. Komenti i plotë i Ramës në “Facebook”: Për të freskuar kujtesën e disave që e kanë harruar

Artikulli paraprakVLLAZNIA, NJË EMËR BIG PËR REPARTIN E SULMIT
Artikulli tjetër30 VITE ME MILANIN, BERLUSKONI LETËR TIFOZËVE KUQEZI