Vllaznia siguron një tjetër lojtar për ofensivën. Pas sulmuesit Alen Milunoviç, stafi teknik po pret edhe një fantazist gjigant nga Bundesliga 2. Bëhet fjalë për Bajram Nebihin, i cili ka arritur akordin paraprak me kuqeblutë, megjithatë para se të kalohet te firma ai do të vëzhgohet nga stafi teknik. Në rast se gjithçka shkon mirë, atëherë ish-lojtari i Shtutgart Kikers do të vihet zyrtarisht nën urdhrat e Armando Cungut.

Veç karrierës së pasur në ligën e dytë gjermane, shtatlartësia e tij (është 1.92 metra) bie më së shumti në sy dhe për më tepër kur bëhet fjalë për një “playmaker”. Burime të sigurta pranë shkodranëve konfirmojnë se është çështje orësh afrimi i tij në Berane të Malit të Zi, atje ku ekipi është grumbulluar për fazën përgatitore. Edhe pse është një lojtar i afirmuar në Gjermani, ai nuk ka hezituar që të testohet para se të mbyllë marrëveshjen, duke besuar tek aftësitë e tij. Bajrami, me prejardhje nga Mitrovica, vitin e kaluar ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa me Shtutgardin sezonin e fundit në 12 ndeshje e ka gjetur 9 herë rrjetën. Gjatë karrierës së tij, 28-vjeçari për Union Berlin dhe ekipin e dytë të Augsburg. Me këta të fundit është grumbulluar disa herë edhe nga ekipi i parë, por pa pasur mundësinë që të aktivizohet. Sikundër edhe është thënë, qëllimi i drejtuesve është kompletimi i sulmit. Një “pykë” dhe një fantazist do të mjaftonin për të mbyllur merkaton dhe nëse do të zyrtarizohen Melunoviç dhe Nebihi, atëherë Vllaznia do të ishte totalisht e kompletuar për të nisur sezonin e ri futbollistik.

Artikulli paraprakPUKË, ARRESTOHET NJË SHTETAS PËR KANABIS
Artikulli tjetërNGJYRAT E “LORO BORIÇIT” RAMA I PËRGJIGJET KRITIKËVE