Qeveria ka vendosur të ngre qendrën kombëtare të librit dhe leximit. Në mbledjen e sotme të Këshillit të Ministrave, thuhet se qëllimi kësaj qendre e quajtur shkurt QKLL,

“është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

“Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë,

forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror”, thuhet në pikën 4 të vendit.

QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit; Mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara;

Krijon kushtet nxitëse për krijuesit në fushën e letërsisë, duke siguruar mbështetje financiare dhe organizon konkurse për dhënien e çmimeve kombëtare letrare; Nxit e promovon librin dhe autorët e përkthyesit shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Krijon kushtet për zhvillimin e kulturës së leximit në të gjitha grupmoshat, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Artikulli paraprak40 VITE NGA BALETI PER FEMIJE “KECAT DHE UJKU”
Artikulli tjetërMERR FLAKË BANESA, LËNDOHET NJË PERSON SHKAK BOMBULAA E GAZIT