Popullata jonë po ndërgjegjësohet çdo ditë e më shumë për rëndësinë që ka shëndeti mendor. Shkuarja për një vizitë mjeksore tek psikologu duke se tashmë nuk është më një tabu në qytetin e Shkodrës. Këtë e konfirmon Altin Nika I cili në një intervistë për Star Plus tregon se ka një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve të cilët nuk e konsiderojnë më si një problem vizitat tek mjeku psikolog.

Nga ana tjetër Altin Nika tregon se përveç ndërgjegjësimit njerëzit tashmë nuk ë kanë problem as tua sugjerojnë edhe të tjerëve shkuarjen tek mjeku psikolog.

Kryerja e një vizitë tek psikologu për shumë kënd më përpara ngatërrohej edhe me psikiatrin dhe kjo automatikisht kthehej në një stepje nga ana e personave që mund të kishin nevojë për një konsultë. Por tashmë kjo dukuri nuk është më një problem dhe tani njerëzit arrijnë të bëjnë dallimin mes psikologut dhe psikiatrit. Vizita te psikologu bashkëbisedimi i hapur me të çlirimi nga ngarkesat emocionale e psikike sipas profesionistëve shëndetësorë konsiderohet si parandalues i çrregullimeve mendore.

Artikulli paraprakRAMA: KFOR TË MARRË NËN KONTROLL VERIUN E KOSOVËS
Artikulli tjetërVRASJA, VIKTIMA U LIRUA NGA BURGU NË KORRIK