Në këtë formë ka nisur mbledhja e radhës e Rotary Shkodër, e cila ka shënuar edhe dorëzimin e staftetës së presidencës, ku që nga kjo e premtë, në krye të rotary Shkodër, do të jetë Niko Fushaj.

Presidenti paraardhës I Rotary, Gjon Dukgilaj, ka folur për një vit aktivitete por edhe projekte të nisura mes rotarianësh në Shkodër Për presidentin e ri të Rotary Shkodër, Niko Fushaj, angazhimi I të gjithëve do të jetë për të bërë më shumë për komunitetin e Shkodrës Prezent në këtë ceremony ka qënë edhe një nga themeluesit e Rotary Albania,

Niko Noisi, I cili theksoi se qellimi I të gjithë rotarianëve eshte që të lënë shenjë në komunitetet ku ato jetojnë dhe punojnë Shërbimi ndaj komunitetit dhe forcimi I paqes, janë shtyllat e funksionimit të Rotary, e krijuar në botë shumë më hërët, ndërkohe që në Shqipëri ka nisur të funksionojë që në vitin 1992.

Ne Shkodër dega e rotary është krijuar 3 vite me parë e nisur si një bisedë mes miqsh, ndërkohe që sot, mbledh rreth vehtes personalitete të qytetit të Shkodrës, biznesmenë dhe intelektuale që duan ti japin me shume këtij qyteti

Artikulli paraprakKULLA E PREK CALIT, REAGON BASHKIA M.MADHE
Artikulli tjetërRAMA: KU ISHIN TË VAJMEDETSHMIT KUR NDEROJA PREK CALIN?