Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket nuk mund ta mbyllte mbrëmjen pa një thumb për të gjithë ata që sot i hodhen akuza për prishjen e kullës së Prek Calit në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Kryeministri ka risjellë një foto nga rubrika “Amarcord” në të cilën muaj më parë nderonte figurën e patriotit malësor. Duke e quajtur burrë të plotëfuqishëm, kreu i qeverisë thoshte asokohe se bajraktari Prek Cali udhëhoqi luftëra kombëtare me energji të patreguar. 

Kur Prekë Cali kujtohej në këtê faqe të vajmedetshmit ku ishin?  – pyet retorikisht kryeministri.

 

/ Star Plus TV /

/

Artikulli paraprakNIKO FUSHAJ, MERR PRESIDENCËN E “ROTARY SHKODËR”
Artikulli tjetër“DITA E BIÇIKLETAVE” NE SHKODER