Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.

Nikolla në ‘Facebook’ shkruan se “Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen” dhe se mesazhi për paqe është nuk është vetëm një mesazh fetar por universal për paqe dhe dashuri.

“Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës. Thirrja dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim! Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona! Gëzuar Pashkët, gjithë besimtarëve katolikë!”, shkruan në urimin e saj Nikolla.

Artikulli paraprakMETA URON BESIMTARËT KATOLIKË: QOFSHI TË GËZUAR PRANË FAMILJEVE DHE MË TË DASHURVE TUAJ!
Artikulli tjetërPASHKËT KATOLIKE, MESAZHI I IPESHKVIT TË DIOQEZËS NGA KOSOVA