Pas plot 37 vitesh Memoriali i Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ne Lezhe do te marre një pamje dinjitoze që i mungonte prej shumë vitesh.

Per gjashtë muaj Memoriali do te qendroje i mbyllur pasi do ti nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote.Gjendja e deritanishme nuk ishte aspak e pranueshme edhe pse ishte kerkuar prej kohesh qe te merren masa.

Mbuloja e dëmtuar,pa sisitem audio,mure të shkatërruara dhe suvaja që bie në cdo ditë,shoqëronin tursitët,ndërsa sot nisi puna për restaurimin e plotë.

Ministria e Kluturës ka akoorduar fondin prej 27.2 milionë lekë që do të përdoret për restaurim, i cili do të ruajë identitetin e plotë të objektit,ndërsa do ketë ndërhyrje edhe në murin antik,kryesisht në pjesën përballë godinës së bashkisë.

Përgjegjësi i memorialit Paulin Zefi thotë,se është një invetim i domosdoshëm që pritet të ndryshojë realitetin,teksa shpreh rezerva sa i takon fondit të akoorduar,fond që sipas tij duhet të ishte rreth 500 mijë euro për një ndërhyrje dinjitoze.

Memoriali i Skenderbeut është një ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri,ku vetëm në 6 mujorin e parë të 2018, janë njohur me historinë e heroit tonë mbi 8 mijë vizitorë dhe në vitin 2017,mbi 24 mijë vizitorë.

Ndërhyrja e plotë në memorial është bërë për herë të fundit në regjimin e ish diktatorit Hoxha,konkretisht më 23 Nëntor të vitit 1981.

Artikulli paraprak2400 MATURANTË JAPIN PROVIMET ME ZGJEDHJE
Artikulli tjetërLËVIZJA MES GROPAVE NË “ZOOTEKNIKË”