Rreth 2400 maturantë të qarkut të Shkodrës të ndarë në 15 qëndra provimi i janë nënshtruar këtë të mërkurë provimit të lëndëve me zgjedhje.

Në këtë provim, sipas inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, Frida Kopliku, morën pjesë edhe maturantë ngelës që kanë kryer maturën në vitet e mëparshme.

Këto ishin dy provimet e fundit të Maturës Shtetërore 2018. Në javët e kaluara maturantët janë testuar në lëndët e detyruara, gjuha e huaj, gjuha shqipe dhe letërsi, si dhe matematikë.

Pas përfundimit të provimeve të matures shtetërore, tashmë maturantëve u lind e drejta te zgjedhin një degë në universitet.

Provimet po kryhen në salla të mëdha dhe procesi po mbikqyret nga specialistët e DAR, Ministrisë së Arsimit dhe Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, FERMERËT TRESIN PRODHIMET BUJQËSORE
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I MEMORIALIT TË SKËNDËRBEUT