Kuvendi eshte mbledhur këtë të enjte në seancën plenare të radhës. Edhe kjo seancë pritet të zhvillohet mes debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës,

teksa kjo e fundit prej kohësh përdor të njëjtën strategji me bllokim foltorje dhe mos lejimin normal të seancës.

Nga ana tjetër, edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha, se do t’i zbulojë lidhjet që ai ka me personat që sollën sasinë rekord prej 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.

Ishte Lulzim Basha që akuzoi Ballën se ka bërë marrëveshje për futjen e kësaj sasie eurosh në vendin tonë, por në reagimin e tij, deputeti socialist sfidoi kryedemokratin,

duke thënë se nëse vërteton akuzat do lërë mandatin e deputetit dhe do përballet me drejtësinë, ndërsa paralajmëroi se do nxjerrë detaje që implikojnë Bashën në këtë ngjarje.

Artikulli paraprakROBERT NDRENIKA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN: TANI LE TË NDËRTOJMË NJË TEATËR BASHKËKOHOR
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR AKSION PËR PASTRIMIN E MJEDISIT