Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika ka përshëndetur marreveshjen e arritur në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Ndrenika falënderon aktorët në këtë proces për rezultatin e arritur, ndërsa thekson që kjo frymë të shoqërojë më tej të gjithë diskutimin për ndërtimin e një teatri bashkëkohor.

Më poshtë mesazhi i plotë i aktorit Robert Ndrenika:

“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.

I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!

Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor.

Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.

Përqafime!”.

Dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar.

Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negocioje zhvillimin e projektit.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT NË 2019, MINISTRI GJERMAN: BE NUK BËN PAZARE ME SHQIPËRINË E MAQEDONINË
Artikulli tjetërNIS SEANCA PLENARE, PRITET ‘LUFTË’ MES PALËVE, ÇFARË DO ZBULOJË BALLA PËR BASHËN?