Emisioni për fëmijë “Star Kids” në Star Plus TV ka nisur sezonin e ri me një format krejt të ri. Studio do jetë çdo të enjte e mbushur me fëmijë të shkollave të qytetit të Shkodrës të cilët përballë do të kenë personazhe të ndryshme të njohur. Ky emision është një risi për Shkodrën pasi zhvillohet për herë të parë. Në hapje e ftuar ishte drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, njëkohësh aktore e cila iu përgjigj interesit të fëmijëve të shkollës artistike “Prenk Jakova” duke nisur rrëfimin që me fëmijërinë e saj.
Për herë të parë Gjeka tregoi disa detaje për familjen.

Karriera si aktore por prej shtatë vitesh edhe si drejtore e teatrit “Migjeni” janë një pjesë e pandarë e Rita Gjekës .

Fakti që prej shtatë vitesh drejton teatrin “Migjeni” për Rita Gjekën është një nder për të.
Çdo të enjte në darkë shkodranët do t’i shoqërojë në ekranin e “Star Plus” emisioni Star Kids duke sjellë rrëfime përmes emocionesh të figurave të njohura të qytetit, një emision edukativ i cili i përshtatet çdo lloj audience. Shkodranët mbrëmë zgjodhën të ndjekin “Star Kids’ i cili do jetë dy herë në javë çdo të enjte dhe të shtune.

 

Artikulli paraprakNIS SHPËRNDARJA E DRURËVE PËR NGROHJE NË SHKOLLA
Artikulli tjetër“TË RINJTË TË APLIKOJNË PËR LOTARINË AMERIKANE”