Ish presidenti Bujar Nishani replikon ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili një ditë më parë e quajti “Leksion Demokracie” zgjedhjet në Kosovë.

”Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik ???” shkruan Nishani në një postim në facebook.

Nishani i kujton Bashës se në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë u rikthye fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.

“Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht? Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu !” shkruan Nishani duke e mbyllur postimin dhe thirrjen për të ringritur PD-në për të mbrojtur Kombin.

Artikulli paraprakMACJA ME KATËR VESHË BËHET VIRALE NË RRJET
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON BUXHETIN 2022, NGA PAGAT E POLICËVE TEK NDIHMA EKONOMIKE DHE SHPËRBLIMET PËR PENSIONISTËT