Nishani shtron iftar, vlerëson kontributin e komunitetit mysliman

Presidenti Bujar Nishani dhe zonja e parë Odeta Nishani shtruan një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit. Në fjalën e tij në këtë darkë, kreu i shtetit vlerësoi sakrificën e besimtarëve myslimanë shqiptarë, e cila sipas tij, përmes përkushtimit dhe përuljes shfaqi vullnetin dhe dëshirën si tregues të forcës së besimit. Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit mysliman shqiptar dhe udhëheqësve të tij fetarë, duke i cilësuar ata atdhetarë e patriotë, por dhe përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, që kanë mbajtur gjithmonë gjallë harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakU KAP ME 230 KG DROGË,5 VITE BURG TRAFIKANTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërKANDIDATI I PDIU NË QARKUN SHKODRËS, SEIT FISHTA ZHVILLON TAKIM ME BANORËT E DËRGUTIT