U kap me 230 kg drogë,5 vite burg trafikantit shqiptar

Një 58-vjeçar shqiptar është dënuar në Gjermani me 5 vite e gjysmë burg, pasi në tetor të vitit 2016 u kap teksa transportonte 230 kg marijuanë. Droga ishte e fshehur në arka plastike, ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte për destinacion Hollandën. Efektivë të policisë lokale thanë se, ky është zbulimi më i madh i një sasie droge në Bavari në vitet e fundit. Mediat vendase raportojnë se 58-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte dhënë deklarata kontradiktore gjatë hetimit, ndërsa edhe dokumentet e transportit ishin të falsifikuara. Akuza gjermane pretendon se shqiptari po përpiqet të mbulojë diçka, ndërsa e akuzon atë si përgjegjës për katër dërgesa të tjera droge.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR AMERIKANEN; AKUZOHET SE DHUNOI FËMIJËT E BIRËSUAR
Artikulli tjetërNISHANI SHTRON IFTAR, VLERËSON KONTRIBUTIN E KOMUNITETIT MYSLIMAN