Në teatrin “Migjeni” kanë nisur provat për koncertin “Pranverë me kangë” të kthyer prej vitesh në traditë. Kengtarët më të njohur të qytetit të Shkodrës, së bashku me këngëtarë të rinj të afirmuar së bashku me orkestrën simfonike kanë nisur provat për këtë concert që pritet të çelë siparin në muajin mars. Udhëheqësi artistic Ilir Zoga tregon për përgatitjet që po bëhen dhe risitë që do sjellë koncerti këtë vit.

Ndërkohë, këngëtarët e njohur si Rezarta Smaja dhe Laorjan Ejlli vlerësojnë punën e bërë deri tani, ndërsa shprehen se janë të emocionuar që spektatori shkodran e vlerëson shumë këtë concert.

Koncerti “Pranverë me kangë” pritet të organizohet në muajin mars, ndërsa tashmë ka filluar puna për ta sjellë atë në nivelet e pritura nga publiku shkodran.

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI”, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërFUSHATË PËR DHURIMIN E GJAKUT NË LEZHË