Arbitri anglez Mark Clattenburg është caktuar të gjykojë finalen e shumëpritur të Champions League midis Real Madrid dhe Atletico Madrid në 28 maj.

Clattenburg për herë të parë ka gjykuar një ndeshje të fazës kualifikuese të botërorit të 2010 midis Rusisë dhe Azerbajxhanit. Ai gjithashtu ishte një nga asistentët e Howard Webb në Kampionatin Evropian të vitti 2012. Kjo finale, do të jetë ndeshja më prestigjioze e karrierës së arbitrit. Ai ka bërë paraqitje të mira gjatë këtij sezoni në Premier League, duke bërë më pak gabime se të gjithë arbitrat e tjerë. Puna e tij e mirë është shpërblyer, teksa ai do të drejtojë edhe finaen e FA Cup, e cila do të zhvillohet në datën 21 maj, midis Manchester United dhe Crystal Palace.

Artikulli paraprakGAZETARI BELG: MUZEU “MARUBI” FANTASTIK, E ZBULOVA RASTËSISHT
Artikulli tjetërRAMA KA PARË NGA AFËR STADIUMIN E SHKODRËS