“Ky muzeum është fantastik”. Kështu shprehet Karel Cambien, gazetari i njohur në Belgjikë që punon në dy revistat e përjaveshme Trends dhe Knack për muzeun kombëtar “Marubi”.

Gazetari belg shprehet se e zbuloi rastësisht muzeun “Marubi”. “Ne thjeshtë e zbuluam aksidentalisht. Ne ishim në fundjavë në Malin e Zi dhe kaluam kufirin duke ardhur në Shqipëri, nuk mundëm të shkojnë në Tiranë sepse u ndalëm në Shkodër. Ky muzeum është fantastik dhe i them shqiptarëve që të vijnë dhe ta shohin sepse është i mrekullueshëm. Ka gjithçka rreth historisë dhe unë e rekomandoj shumë fort për këdo. Nuk e kam njohur më parë dinastinë Marubi, e gjetëm duke ecur këtu përreth dhe tashmë jam shumë i lumtur që jam këtu”. Gazetari Belg shprehet se muze të tillë ekzistojnë në Europën perëndimore por “Marubi” do t’i mbesë gjithmonë në kujtesë sepse aty ndodhen 160 vite histori që Marubët e dokumentuan përmes fotografisë. “Patjetër që në Europë muze të tillë ekzistojnë por Marubi në opinionin tim do të mbesë gjithmonë në kujtesë dhe kurrë nuk do ta harroj sepse ai vendosi 160 vite histori të Shqipërisë dhe ishin shumë konkret. Është Shqipëria se si ishtë më përpara, si ishte përpara shekullit të 20, si ishte në fillimet e shekullit të 21 dhe më pas kështu që ka shumë për të zbuluar për të gjithë”. I pyetur se a do t’i tregojë miqve të tij dhe të njohurve në Belgjikë për muzeun “Marubi” apo edhe revistave javore dhe komunitetit mediatik atje, gazetari belk përgjigjet pozitivisht por tregon se do bëjë maksimumin që sa më shumë qytetar europian të vijnë dhe ta vizitojnë. “Unë do ta bëj, do t’i them të gjithëve në Belgjikë dhe përtej që të vijnë po shpresoj që edhe shumë shqiptar ta zbulojnë këtë vend. Do të bëjmë maksimumin që edhe europianët të vijnë dhe ta viziojnë gjithashtu muezun Marubi”. Ashtu si gazetari belg Cambien, muzeu “Marubi” do të rikthehet në vëmendjen europiane ashtu si para thuajse 100 vitesh kur Gegë Marubi ndoqi ëndrrën e tij duke studiuar në shkollën e parë në botë për fotografinë, të hapur nga vëllezërit Lymier në Francë.

Artikulli paraprakSHËRBIMET PUBLIKE, BASHKIA PRIORITET PASTRIMIN DHE NDRIÇIMIN
Artikulli tjetërNJË ANGLEZ ARBITËR PËR FINALEN E CHAMPIONS LEAGUE