Kombëtarja e Shqipërisë në boks për 16-vjeçarët do të niset në drejtim të Armenisë, ku do të marrë pjesë në kampionatin botëror dhe në përbërje të tij do të jetë vetëm boksieri shkodran, Adam Maca. Ai do të shoqërohet nga trajneri Klaudio Çekini dhe padyshim që do të tentojë fort për t’u futur në zonën e medaljeve, gjë të cilën e pranon edhe vetë tekniku i Kombëtares U-16 në boks.

Megjithatë, ajo që bën përshtypje është se Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Armenisë me vetëm një sportist, teksa diçka absurde është që një boksier me të ardhme si Jurgen Lazri nuk do të mund të marrë pjesë në Botëror, si pasojë e mungesës së financave. Në lidhje me këtë gjë, trajneri Çekini shprehet shumë i keqardhur.

Çekini ka edhe një apel të fundit për Bashkinë, pasi në rast të mos mbështetjes nga ana e tyre, ekipi që ai drejton, do t’i zhvillojë ndeshjet për një qytet tjetër.

Dy vëllezërit Klaudio dhe Emiliano Çekini janë dy ish-kampionë të boksit shkodran, të cilët së fundmi kanë krijuar edhe ekipin më të ri të boksit në Shkodër, pikërisht “North Boxing Albania”.

Artikulli paraprakSHKOLLA ARTISTIKE RIKTHEN “MUZIKË DHOME”
Artikulli tjetërEKSPOZITË E LIBRIT PËR FËMIJË NË “MARIN BARLETI”