Një gomone me kanabis që vlen 15 milionë euro bllokohet në det: dy shqiptarë në pranga

Ushtarakët e një anijeje të rojes bregdetare italiane dhe të Guardia Di Finanza të Bari kanë ndjekur në det dhe kanë bllokuar, duke e dërguar në molin e Barit, një gomone prej 10 metrash të gjatë me dy motorë të fuqishëm që mbartte 64 dëngje me marihuanë me peshë mbi 1 ton e gjysëm dhe me një vlerë prej 15 milionë eurosh, njofton Bari.repubblica.it, përcjell Syri.net. Dy skafistët janë shqiptarë, 26 dhe 31 vjeç; ata janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ky operacion është bërë i mundur falë një bashkëpunimi të gjatë të Policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza në Durrës. Që nga fillimi i këtij viti më shumë se 32 ton marihuanë transportuar nga deti janë konfiskuar në Itali; 47 kontrabandistë janë arrestuar. gjatë gjithë vitit 2016, gjithmonë nga Beretat e Verdha të Pulias janë kapur rreth 22 ton kanabis

Artikulli paraprakSEKUESTRIMET E DROGËS NË JUG TRAFIKANTËT DREJTOHEN NGA BRIGJET VERIORE
Artikulli tjetër“ARREST SHTËPIE” PËR TË KËRKUARIN NGA DREJTËSIA ITALIANE