“Arrest shtëpie” për të kërkuarin nga drejtësia italiane

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për një të arrestuar që kërkohet nga drejtësia italiane. Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gëzim Aleksin, 41 vjeç nga Shijaku. Aleksi u arrestua tre ditë më parë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Breshas në Itali, më 16 qershor të vitit 1998. Drejtësia italiane e kishte shpallur 19 vjet më parë në kërkim për vrasjen e një bashkatdhetari, në një lokal në Bergamo, krim për të cilin Aleksi është dënuar me 18 vjet burgim nga drejtësia shqiptare, në bazë të një bashkëpunimi me prokurorinë italiane. Prokuroria ndërkohë do të marrë kohën e saj për të vlerësuar gjendjen penale të Aleksit në lidhje me krimin e kryer 20 vjet më parë në Itali.

Artikulli paraprakNJË GOMONE ME KANABIS BLLOKOHET NË DET: DY SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërIMUNITETI I TAHIRIT, RUÇI SHTYN PËR NESËR MBLEDHJEN, PD: SKANDAL