Ishte data 5 nëntor 1991 kur manjati i medias britanike Robert Maxwell kryen vetëvrasje duke u hedhur në det nga jahti e tij në Ishujt Kanarie. Në atë moment, Britania tronditet, pasi shkaku i vdekjes së tij ishte mister.

Por tronditja do të kthehej në tërbim në javët në vijim, kur në fondin e sigurimeve të kompanive të tij zbulohet një “gropë” miliona dollarë. Siç doli, Maxwell po përdorte fondet për të financuar perandorinë e tij, e cila ishte në prag të kolapsit.

I lindur në varfëri ekstreme në malet Karpate të Çekosllovakisë së atëhershme si Jan Ludvik Hoch, ai u arratis nga kampet e përqendrimit dhe mbërriti në Britani në vitin 1940. Ai e përshkroi veten si njeri që fliste disa gjuhë dhe në fund të luftës ishte bërë oficer i ushtrisë britanike.

Në vitin 1984 bleu gazetën Mirror Group, por bizneset e tij po fundoseshin nën peshën e borxheve të mëdha. Se sa i dëshpëruar ishte në të vërtetë do të shihej vetëm pas vdekjes së tij. Deri më sot, teoritë rreth rrethanave të vdekjes së tij vijojnë, me disa që pretendojnë se biznesmeni u vra nga shërbimi i inteligjencës izraelite Mossad.

Ironia tragjike është se jahti në të cilën ai i dha fund jetës së tij, mori emrin e vajzës së Maxwell. Rreth 30 vjet më vonë, Ghislaine Maxwell u përfshi gjithashtu në një tjetër skandal që tronditi botën e biznesit dhe më gjerë.

Pas arrestimit të Jeffrey Epstein për abuzim seksual, ajo u akuzua se kishte “rekrutuar” vajza të mitura për 10 vjet me qëllim që ato të abuzoheshin nga Epstein. Epstein kreu vetëvrasje në qelinë e tij para se të dilte në gjyq, ndërsa Maxwell mbetet në burg. Gjyqi i saj do të fillojë më 29 nëntor.

Artikulli paraprakHELMOHEN 40 NXËNËS, AUTORITETET NISIN HETIMET, MERREN MOSTRAT E UJIT NË DY SHKOLLA
Artikulli tjetër“PËR ÇFARË LLOJ DIVORCI PO FLASIM”/ KANYE WEST RRËFEHET SI ASNJËHERË TJETËR